X

Ish-volejbolliste e Vllaznisë, humb jetën nga koronavirusi 57-vjeçarja nga Shkodra


Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë, dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Burime për ABC News” bëjnë me dije se 57 vjeçarja nga Shkodra e cila ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është Gonxhe Rexhepi. Rexhepi mësohet se ishte ish-volejbolliste e Vllaznisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelonpër më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 223
Shkodër 180
Vlorë 113
Lezhë 63
Fier 29
Kukës 43
Korçë 32
Elbasan 36
Berat 39
Gjirokastër 25
Dibër 18

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Në 24 orët e fundit 65 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga...

Close