X

COVID-19/ Rriten lehtë rastet e reja në Itali

Krahasuar me ditën e shtunë, rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të lehtë.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se janë konfirmuar 234 persona pozitivë me Covid-19, ndërsa të shtunën ishte 188 raste të reja.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Shkon afër 13 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në botë, mbi 569 mijë të vdekur

Ka shkuar afërsisht 13 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Saktësisht, janë infektuar me...

Close