X

Aksident në Peqin, tre persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Përparim, në rrugën Elbasan-Peqin.

Një makinë është përmbysur në rrugë duke lënë të plagosur pesë persona. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spitalin e Elbasanit.

Shkak mësohet se ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit. Për shkak të aksidentit ka pasur edhe një radhë të gjatë mjetesh.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Rëndohet trafiku në rrugën e Shëngjinit, radha e makinave rreth 5 km e gjatë

Është rënduar qarkullimi në rrugën e Shëngjinit. Mësohet se nga qyteti deri në superstradë, është krijuar rreth 5 km trafik....

Close