X

Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, më 8 Shkurt në Montpellier.

Siç shkruajnë mediat, studenti korean ishte duke udhëtuar me një mik, kur u bë subjekt i fyerjeve për shkak të racës. Madje njëri prej të rinjve shqiptarë dyshohet se e ka ngacmuar tek sytë.

Kjo ka sjellë reagimin e studentit korean dhe për pasojë ka nisur një sherr. Sipas mediave, sulmuesit e kanë rrethuar të riun aziatik dhe e kanë goditur me grushta e shkelma. Raportohet se i riu është goditur dy herë me thikë.

Sipas autoriteteve, studenti është në gjendje të mirë shëndetësore. Do të duhet të paktën pesë ditë që ai të marrë veten. Ndërkohë 3 shqiptarë janë në qelitë e paraburgimit. Policia franceze thotë se po heton ngjarjen./tvklan.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Korrieri’ shqiptar kapet me 400 mijë euro në Napoli, mediat italiane: Para nga drōga e një organizate krīminale

Një shqiptar është kapur me 400 mijë euro nga Guardia di Finanza e Napolit pasi i kishte fshehur në sediljet...

Close