X

Shërben Messi, shënon Vidal, Barça mposht Valladolidin dhe i bën presion Realit

Barcelona fiton ndeshjen e dytë radhazi me rezultat minimal (1-0) dhe e çon në -1 pikë diferencën me Real Madridin, që luan të hënën në transfertë me Granadan. “Blaugranat” triumfuan në fushën e Valladolidit me gol të Arturo Vidalit, i cili shfrytëzoi një pasim të Lionel Messit në minutën e 15-të, duke përmbyllur në perfeksion aksionin model të katalanëve.

Antoine Griezmann, i aktivizuar titullar nga Setien, humbi një rast të pastër në minutën e 19-të, ndërsa ter Stegen në disa raste, veçanërisht në kohën shtesë, e shpëtoi Barcelonën nga gola të sigurt me pritjet e tij spektakolare.

Osasuna mposhti 2-1 Celta Vigon në Pamplona, duke përmbysur golin e Santi Minas që në minutën e 10-të. Enric realizoi golin e barazimit në minutën e 23-të, ndërsa në kohën shtesë shënoi golin e fitores për vendësit Jose.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Kategoria Superiore/ Laçi fiton ndaj Luftëtarit dhe “blindon” vendin e tretë

Laçi bën detyrën në sfidën shtëpiake me Luftëtarin tashmë të rënë nga Superiorja, fiton 3-1 dhe “blindon” vendin e tretë....

Close