X

Roma fundos Brescian, Zaniolo rigjen golin pas 7 muajsh

Roma gjen fitoren e dytë radhazi në Serinë A dhe qetësinë në këtë fund kampionati pas një serie prej tri humbjesh radhazi. Verdhekuqtë iu imponuan 0-3 Brescias në “Rigamonti” duke u dhënë një tjetër goditje shpresave të “dallëndysheve” për qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Brescia qëndroi në lojë për të marrë pikë deri në minutën e 48-të kur Fazio shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të zhbllokuar sfidën. Në këtë rast edhe me bashkëpunimin e portierit Andrenacci, të cilit i shpëtoi topi nga duart. Kalinic, i shërbyer bukur nga Perez, shënoi golin e 2-0 në minutën e 62-të, ndërsa goditjen përfundimtare Brescias ia dha Zaniolo në të 73-ën. Sulmuesi i talentuar italian rigjeti golin pas 7 muajsh (ka kaluar një periudhë të gjatë në infermieri, i dëmtuar).

Brescia me këtë disfatë minimizon mundësitë për qëndrimin në Serinë A, ndërsa Roma lë pas Napolin dhe Milanin në garën për vendin e 5-të.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Kukësi shpërfytyron Teutën, një shkodran fundos Vllazninë

Mbrëmje për t’u harruar për Teutën, që u shpërfytyrua në sfidën me Kukësin në “Elbasan Arena” (3-0), duke lëshuar terren...

Close