X

“Rama u vjedh bizneseve 32 ditë në vit për të paguar 35 taksa”, Basha: Ky është plani i PD


Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se të bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se sistemi që kryeministri Rama ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash.

Basha ka theksuar se llogaria e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi i PD-së për të ndryshuar sistemin ekonomik.

Postimi i plotë:

Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash.

Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje.

Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes.

E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA.

Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune.

Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Do e kontrollonin për drōgë, policia i kap pīstoletë me silenciator 32 vjeçarit në Tiranë

Operacioni policor “Befasia” ka vënë në pranga sot një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte...

Close