X

Pesë raste me koronavirus në Gjirokastër, pedagogia infekton familjen dhe të afërmit


Në Gjirokastër janë konfirmuar pesë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Abc News raporton se rastet e reja janë familjarë, dhe kontakte të afërta të pedagoges, e cila doli pozitive dy ditë më parë.

Mësohet se janë infektuar bashkëshorti, dy fëmijët, nipi dhe një tjetër pedagoge e fakultetit të Ekonomisë.

Ndërkaq, departamenti ku ka dhënë mësim pedagogia është mbyllur.

Prej javësh situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 90 raste dhe dy humbje jete tek spitali Infektiv.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Vodhën dymbëdhjetë shtëpi, arrestohen dy ‘skiftera’ në Durrës

Blutë e Durrësit kanë arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Këta person akuzohen për 12 vjedhje...

Close