X

Mbyllja në fundjavë? Pipero kundër Binos: Nuk e mbështes!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha ditën e djeshme në një intervistë për televizionin TvT, se sugjeronte mbylljen e fundjavave me qëllim uljen e rasteve me koronavirus.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe mjeku i njohur, Pëllumb Pipero.

Përmes një interviste në News24, mjeku tha se nuk e mbështet këtë ide dhe se ajo që nevojitet është respektimi i portokolleve dhe mbajtja e maskave.

Pipero pohoi gjithashtu se respketimi i masave dhe përdorimi i maskës do ta ulte të paktën 4 herë numrin e infektimeve brenda dy javësh.

Ai deklaroi:

Unë nuk jam pro mbylljes në fundjavë. Nuk e mbështes mbylljen në fundjavë. Unë them të respektohen protokollet. Të shmanget frekuentimi i lokaleve të natës. Në bregdet dhe në qytete. Si dhe qytetarë të vendosin maskën. Po të zbatojnë këto qytetarët, nuk ka kthim mbrapa. S’kemi pse mbyllemi. Ja po e mbyllëm iku virusi? Jo. Aty është virusi, me ne.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përfshihet nga flākët automjeti afër tunelit të Elbasanit, bllokohet qarkullimi në aks, ja dyshimet e para

Një automjet përfshihet nga flākët në ecje e sipër në aksin Elbasan-Tiranë afër tunelit. Automjeti i përfshirë nga flākët ishte...

Close