X

Kukësi shpërfytyron Teutën, një shkodran fundos Vllazninë

Mbrëmje për t’u harruar për Teutën, që u shpërfytyrua në sfidën me Kukësin në “Elbasan Arena” (3-0), duke lëshuar terren ndaj rivalëve për garën për vendin e tretë. Skuadra durrsake pësoi 3 gola brenda 35 minutave lojë dhe e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak, duke marrë një shuplakë të fortë vetëm pak ditë para gjysmëfinales së kthimit të Kukës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me të njëjtën kundërshtarë (sfida e parë ka përfunduar 0-0).

Një ndeshje që pati pak histori dhe që mori rrjedhë që në minutën e pestë me golin e Vesel Limajt, i cili realizoi një gjuajtje potente me të majtën nga një pozicion i prirët.

Vetëm shtatë minuta më vonë verilindorët shënuan të dytin me sulmuesin Cooper, i cili e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës pas asistit të Abazajt.

Goditjen përfundimtare Teuta e mori në minutën e 35-të dhe ishte sërish Cooper që pas bashkëpunimit me Abazajn shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.

Teuta u shfaq nervoze në pjesën e dytë, me Aleksin që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 55-të, ndërsa Fabio Beqaj u ndëshkua direkt me të kuq pasi bëri rolin e portierin pas një aksioni individual të Abazajt, duke shkaktuar 11-metërsh. Gjithsesi Frashëri ia mohoi golin Musollit në goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 84-t mori kartonin e dytë të verdhë edhe Krasniqi i Kukësit, por që nuk pati ndonjë efekt në lojë, me Jorgjin që vërshëlleu për përfundimin e sfidës pa dhënë asnjë minutë shtesë.

Kthehet me humbja nga Korça Vllaznia (2-1), e cila praktikisht ka “blinduar” vendin e 8-të e tashmë duhet të mendojë më shumë për përballjen “play out”. Skënderbeu zhbllokoi takimin në minutën e 10-të me Gripshin, por kuqeblutë arritën të kthenin ekuilibrin në rezultat me Krymin në të 73-ën. Gjithsesi, në minutën e fundit të kohës së rregullt shkodrani Pusi ndëshkoi skuadrën e vendlindjes, duke i dhënë fitoren Skënderbeut, që kthehet në vendin e pestë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Chelsea tronditet nga Sheffieldi, çfarë asisti për Manchester United

Chelsea merr një goditje të fortë në përballjen me Sheffield Utd, humb 3-0 dhe në përfundim të javës së 35-të...

Close