X

Koronavirusi në Itali, ulet numri i rasteve dhe i vīktimave

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 188 raste të reja me koronavirus, në krahasim me 276 të një dite më parë.

Në total, numri i të infektuarve me koronavirus nga nisja e pandemisë shkon në 242.827 persona.

Prej tyre, 34.945 persona kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë vīktima. Një ditë më parë ishin 12 viktima.

Numri i rasteve aktive në Itali aktualisht është 13.303.

Në spital janë të shtruar 826 persona me simptoma, prej tyre 67 janë në terapi intensive.

Lombardia vazhdon të jetë rajoni me më shumë të prekur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Katër vīktima në një javë në Durrës, kullat e vrojtimit bosh, mungojnë rojet bregdetare

Vetëm në një javë në plazhin e Durrësit kanë humbur jetën katër qytetarë. Por pavarësisht kësaj vihet re mungesa e...

Close