X

Kategoria Superiore/ Laçi fiton ndaj Luftëtarit dhe “blindon” vendin e tretë

Laçi bën detyrën në sfidën shtëpiake me Luftëtarin tashmë të rënë nga Superiorja, fiton 3-1 dhe “blindon” vendin e tretë. Në fakt, 3 nga 4 golat e sfidës u shënuan nga futbollistët e skuadrës gjirokastrite, por 2 në portën e dytë.

Pa u mbyllur dy minuta lojë, Xhixha pasoi në qendër të zonës për Nwabuezen, por Armenis Kuka, gaboi në largimin e topit, duke e dërguar në portën e tij, 1-0.

Laçi e shënoi golin e sigurisë në fundin e pjesës së parë, teksa mbrojtja e bluzinjve u shfaq e paaftë për të larguar topin nga zonë, duke i dhënë mundësinë Xhixhës ta dërgonte topin në rrjetë, 2-0.

Pak pasi nisi pjesa e dytë, sërish Nwabueze vallëzoi në mbrojtjen mike, duke e detyruar Lalën që në rrëshkitje e sipër ta shtynte topin përtej vijës fatale, duke realizuar autogolin e dytë të skuadrës së tij.

Futbollistët e rinj të Luftëtarit luftuan me të gjitha mundësitë e tyre derisa në minutën e 85-të Memetllari shënoi golin e nderit për miqtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Sassuolo “bën zap” Lazion, bardhekaltrit në krizë të thellë

Sassuolo konfirmohet “vrasëse” e skuadrave të mëdha në Serinë A. Pasi i mori pikë Interit në “San Siro” (3-3) dhe...

Close