X

Kardiologu Edvin Prifti: Kemi operuar në zemër një të infektuar me Covid-19, nuk kemi luksin të ndalemi, ky virus doli nga linjat e mjekësisë klasike

Kardiologu Edvin Prifti ka deklaruar se, koronavirusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’, Prifi pohoi se kanë pasur raste të pacientëve me koronavirus që i ka operuar.

Kardiologu theksoi se Shqipëria ka vetëm një Qendër Spitalore dhe nuk ka luksin e vendeve të tjera që të ndalë shërbimet e tjera. Ai rrëfeu në studio se si vetëm pak ditë më parë kishte operuar një paciente, e cila ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë të valvulave të zemrës. Përveç kësaj, vajza kishte dalë është pozotive me Covid-19.

Sipas Priftit, duhet ndërgjegjësuar populate dhe nuk mund të kërkohet ndalimi i operacioneve apo shërbimeve të tjera mjekësore.

“Në duhet të kuptojmë një gjë, me të mirat e të këqijat që ka vendi ynë, ne disponojmë vetëm një qendër universitare. Është i vetmi vend ku trajtohen shumica e sëmundjeve, është qendra e vetme terciare e avangardës dhe është normale që një qendër e tillë për sa kohë qëndron e hapur, dhe do qëndrojë e hapur për sa kohë ne nuk e kemi luksin e vendeve të tjera evropiane si Britania, që jo më larg se dy tillë më parë u mbyll një spital për shkak të rasteve të paraqitura, në QSUT vijojmë punën sepse një spital me 1400 shtretër me 3500 punonjës me hyrje dalje të domosdoshme për të trajtuar sëmundje të tjera vdekje prurëse është normale të kemi raste të kontaminimeve.

Rasti më i fundit është një paciente e cila u transferua nga kardiologjia në kushtet e urgjencës, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të valvulave të zemrës dhe u operua nga ekipi ynë, operacioni shkoi mirë. Nuk kishte asnjë shenjë, por pati një situatë temperature dhe në këto kushte ne kërkuam tamponin, i cili doli pozitiv. Pacientja transferohet në sëmundjet infektive, aktualisht është mirë. Nëse do ketë nevojë për shërbim kirurgjikal ne do shkojmë të mbrojtur dhe ajo do marrë shërbimin. Por nuk është rasti i vetëm, jo më larg se një muaj më parë kemi patur një paciente tjetër e cila u diagnostikua e kontaminuar, u morën masat u izolua para interventit, kaloi në infektiv kaloi fazat, sot ka dalë negative dhe kemi programuar intervention e saj në një kohë sa më të shpejtë. Nuk duhet të marrë kjo cështja e të qenit pozitiv si një çështje që duhet të mbyllen shërbimet, absolutisht. Ne duhet të bashkëjetojmë dhe ta luftojmë këtë sëmundje por duke patur parasysh që spitalet duhet të jenë funksionale duke respektuar masat, duke izoluar që kontaminimi të reduktohet maksimalisht,”-theksoi Prifti.

Në fund, mjeku foli për një tjetër karakteristikë të re të hasur me Covid-19.

“Çuditërisht COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike të pastër, që një sëmundje infektive bën batërdinë në ata që kanë imunitetin më të ulët. Në fakt ka të dhëna që grupe të caktuara pacientësh, që shkencërisht kanë imunitet më të ulët, nuk na rezulton të kenë vdekshmëri më të lartë në nivel botëror. Ky do kërkoj disa studime, por kemi një vdekshmëri jo më të lartë se normalja te pacientët me AIDS, tek fëmijët e vegjël te toksikodipendentët, te pacientët me hepatit, etj dhe këto janë elementë të reflektuara në studimet e fundit, dhe shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë në shpjegim logjik dhe pse jemi shkëputur pak nga mjekësia klasike,”– përfundoi ai.

Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 4 pacientë dhe janë kofirmuar 93 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim.Aktualisht në këtë spital janë të shtruar 72 pacintë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
851 vdēkje të reja vetëm në 24 orë, rritet numri i vīktimave nga Covid-19 në SHBA

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 851 persona, duke e çuar në 136 720 numrin e...

Close