X

Infektohet me Covid-19 deputeti i AAK-së, Selmanaj: Kam simptoma të lehta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë deputeti ai që e ka bërë me dije këtë lajm, teksa shkruan se prej pesë ditësh është i infektuar me koronavirus.

Ndër të tjera, deputeti bën me dije se që nga diat e sotme, do të futet në vetë izolim.

Ai shkruan se ka pasur simptoma të lehta por që ndihet mirë.

Sttausi i plotë

Qytetarë të nderuar! Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Tre të rinj shqiptarë bëjnë për spital studentin aziatik

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi sulmuan një të ri nga Koreja e Jugut. Ngjarja ka ndodhur...

Close