X

Fundjava e izoluar! Pala greke në Kapshticë kthen mbrapsht të gjithë shqiptarët: Urdhër i prerë deri të hënën

Shqiptarët, nuk mund të udhëtojnë për asnjë arsye drejt Greqisë. Mësohet se pala greke në Kapshticë ka kthyer mbrapsht të gjitha makinat me targa shqiptare dhe nuk ka pranuar që ato të kalojnë kufirin.

Sipas njoftimit që u është bërë shqiptarëve, thuhet se Greqia, këtë fundjavë, nuk pranon asnjë shqiptar. Ky urdhër, mësohet se jetë në funksion deri ditën e hënë, ndërsa më pas, do të vijohet normalisht.

Më herët është njoftuar se jashtë Shqipërisë, mund të kalonin të gjithë ata shqiptarë që kishin një leje të posaçme për arsye shëndetësore apo çfarëdo tjetër, dhe ato me dokumenta greke.

Tashmë, çdo shqiptar, po kthehet mbrapsht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/Prekëse, 8372 filxhanë kafeje për viktima e Masakrës së Srebrenicës

Një veprim prekës është bërë në kuadër të përkujtimit të Masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8372 myslimanë boshnjakë nga...

Close