X

FOTO/Prekëse, 8372 filxhanë kafeje për viktima e Masakrës së Srebrenicës

Një veprim prekës është bërë në kuadër të përkujtimit të Masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8372 myslimanë boshnjakë nga ushtria serbe.

Mediat vendase kanë publikuar pamjet e 8372 filxhanëve të kafesë që janë mbushur në kujtim të 8372 viktimave të masakrës. Imazhet jo vetëm simbolizojnë dukshëm numrin e djemëve dhe burrave që humbën jetën dhe se ata i mungojnë familjeve të tyre për 25 vjet.

Masakra ndodhi në Korrik 1995 në Srebrenicë gjatë Luftës së Bosnjes. Vrasjet u kryen nga ushtria serbe të kontrolluar nga Ratko Mladic.

Brenda dy javëve, më shumë se 8000 persona u vranë në masakrën më të madhe të ndidhur në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kombet e Bashkuar u kritikuan për mos përgjigje në nivelin e duhur. Ish- Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan më vonë tha se “Tragjedia e Srebrenicës do të gjëmojë përgjithmonë hitorinë e Kombeve të Bashkuara”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Pas ‘ultimatumeve’, nesër rifillon zyrtarisht nga Brukseli dialogu Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç sërish përballë virtualisht

Ditën e nesërme rifillon zyrtarisht dialogu Kosovë- Serbi, dhe duket se do të ketë nderin Brukseli që ta udhëheqë. Vuçiç...

Close