X

FOTO/ Antike dhe me një kopsht gjigant, Sonila Meço prezanton për herë të parë vilën familjare në Dardhë


Moderatorja e njohur Sonila Meço ka nisur tashmë pushimet në Dardhë të Korçës.

Ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku tregon vilën e saj familjare, e cila duket se ka një arkitekturë antike. Vihet re një kopsht gjigant dhe me plot gjelbërim, ku Sonila tregon se kontribuon e gjithë familja.

Ajo thotë se pa përjashtim i përkushtohen plehërimit organik, mbjelljes, prashitjes, ujitjes dhe gjithmonë në tryezën e tyre kanë prodhime bio me mashurka, fasule, domate të varieteteve të ndryshme, karrota, panxhar të kuq, speca, qepë, dardha të pastra e shartuara me gorricë, hudhra, kunguj, rukola, sallatë jeshile, luleshtrydhe, mjedër, kumbulla, patate, kastraveca, majdanoz, najazmë, pazì.

Ndër të tjera, moderatorja i bën thirrje qeverisë të mbështesë prodhuesit shqiptarë, produktin tonë bio dhe mrekullinë e natyrës nga veriu në jug.

Postimi i plotë:

Në fshat gjen një energji të pashtershme natyre, blatimi me të mirat e saj arrin kulmin e mrekullisë krijuese. Dhe një pjesë e tyre nuk duan as mundimin më të vogël njerëzor për të ekzistuar të freskëta, të hajthshme, të shijshme e plot shëndet.

Për politikë, reformë zgjedhore e në drejtësi jo e jo! As për borxh publik, as për hua marramendëse nga FMN, eurobonde, BB…për deputet zone, rryshfet, korrupsion e babëzi pushteti jo e jo.

Presin nga ne t’u gjejmë udhën drejt njeriut, për t’i shërbyer shëndetit, shijes e kënaqësisë së tij. Kush ka dëshirë, energji, përkushtim, mundësi ia sheh e ndjen dobinë, ama për kë nuk mundet për shumë arsye, nga mjetet, infrastruktura, mbështetja kjo udhë ndërpritet si një urë, që të mundëson jetën ndarë më dysh.

Në Dardhën tonë punojmë të tërë, mamaja e bashkëshortit tim, babai, tezja e tij, Drini, unë, vetë Amaris, kushërinjtë, pa përjashtim i përkushtohemi plehërimit organik, mbjelljes, prashitjes, ujitjes dhe gjithmonë në tryezën tonë prej bahçeve kemi prodhimin e tyre bio me mashurka, fasule, domate të varieteteve të ndryshme, karrota, panxhar të kuq, speca, qepë, dardha të pastra e shartuara me goricë, hudhra, kunguj, rukola, sallatë jeshile, luleshtrydhe, mjedër, kumbulla, patate, kastraveca, majdanoz, najazmë, pazì.

Imagjinoni ç’mund të prodhojnë hektarë të tërë e sa shëndetshëm mund të ushqejnë shqiptarët, kur dy bahçe të vogla ngazëllejnë tryezën e familjeve tona në fshat.

Natyra nuk do t’ja dijë për qeveri e strategji, ama që të na shërbejë i duhen politika.

Mbështesni prodhuesit shqiptarë, produktin tonë bio, mrekullinë e natyrës sonë nga veriu në jug.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
‘Armët në Kishë i ka fut Sigurimi’, fjalët e ish-hetuesit që u pushkatua për shpërndarje traktesh kundër pushtetit. Dëshmia e Padër Leon Kabashit

Dashnor Kaloçi/ Publikohet historia e panjohur e Pjerin Kçirës nga qyteti i Shkodrës i cili menjëherë pas mbarimit të Luftës...

Close