X

E paimagjinueshme/ Sazan Guri, zbulon fronin ku Zeusi, zbriti në Shqipëri dhe krijoi mbarë botën! (video)

Përfundimisht, ky koronavirus e ndryshoi mbarë botën nga themelet.

Ka ndodhur më e pandodhshmja!

I mirënjohuri, nga e gjithë bota shqiptare, Sazan Guri, ka bërë sot zbulimin më historik të shekujve të fundit, për planetin Tokë.

Sot, ai ka zbuluar vendin ku ka zbritur Zeusi, sunduesi i qiellit dhe i tokës, babai i njerëzve dhe i Zotave të tjerë, i pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat.

Këtë zbulim, ai e ka pasqyruar të gjithin në një video.

– Sapo zbriti në tokë, ai krijoi të parët shqiptarët, pastaj me rradhë të gjitha popullsitë e tjera të botës, – thotë Sazani në videon e vet.

Në fund të videos, ai i bën thirrje Akademisë së Shkencave të Shqipërise dhe të Skënder Gjinushit, që të nxitojnë dhe ta publikojnë këtë zbulim, që të mos na e vjedhin të tjerët.

PS. Në pamundësi për të thënë fjalë të tjera, ndiqni videon e mëposhtme të Sazanit, që shpjegon gjithçka…

/TPZ.al/ Tej e këtej/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Gjirokastrës ç’i panë sytë, mbërriti Fevziu me të tijtë! Ja gjëma që ndodhi…

Ndërkohë që koronavirusi, ka pushtuar në mënyrë të frikshme të gjitha hapësirat e Ballkanit Perëndimor, Fevziu ynë dhe grupi i...

Close