X

Djali i madh i David dhe Victoria Beckham do të martohet me aktoren amerikane katër vite më të madhe

Brooklyn Beckham djali i David dhe Victoria është fejuar me aktoren amerikane Nicola Peltz e cila është 4 vjet më e madhe se ai.

Sipas britanikes “Mirror” besohet se ata së shpejti do të martohen dhe për këtë janë dakord edhe prindërit e 21 vjeçarit.

Fëmija më i madh i familjes Beckham, ka tetë muaj që ka nisur një lidhje me 25-vjecaren bukuroshe. Një burim për “Mirror” tha se Brooklyn u ka thënë miqve të tij në Los Angelses se ai dhe Nicola janë fejuar.

Brooklyn Beckham ka pasur edhe lidhje të tjera ku edhe ato kanë qenë më të mëdha se ai. Chloe Moretz dhe modelja Hana Cross, ishin nga 23 vjeçe te dyja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
FOTO/ Nuk do ta njihni, si është transformuar “kaubojsi” pas operacionit

Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj është gjithmonë në qendër të mediave për shkak të stilit të tij të veçantë. Ai...

Close