X

Chelsea tronditet nga Sheffieldi, çfarë asisti për Manchester United

Chelsea merr një goditje të fortë në përballjen me Sheffield Utd, humb 3-0 dhe në përfundim të javës së 35-të të Premier Leagues mund të rrëshqasë poshtë zonën Champions, në varësi të rezultateve që do të marrin Leicesteri dhe Manchester United.

Një ndeshje për t’u harruar nga skuadra e Frank Lampard, që pikërisht në momentin e saj më të mirë, bën një gabim që mund të rezultojë i pafalshëm. Në “Bramall Lane” të Sheffieldit ndeshja u zhbllokua në minutën e 18-të nga McGoldrick, që përfitoi nga një top i mbetur pranë zonës pas ndërhyrjes së portierit, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të McBurnie realizoi një gol të bukur me kokë, duke u dhënë epërsinë e dyfishtë vendasve, ndërsa në pjesën e dytë McGoldrick i dha goditjen përfundimtare Chelsea-t me golin e 3-0.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shërben Messi, shënon Vidal, Barça mposht Valladolidin dhe i bën presion Realit

Barcelona fiton ndeshjen e dytë radhazi me rezultat minimal (1-0) dhe e çon në -1 pikë diferencën me Real Madridin,...

Close