X

Xhemi Shehu largohet përfundimisht nga Top Channel

Xhemi Shehun nuk do ta shohim në ekranin e “Top Channel” në sezonin e ri televiziv.

Mesa duket, moderatorja ka firmosur dorëheqjen, duke e shkëputur zyrtarisht marrëdhënien me këtë televizion. Disa javë më parë në media u përfol një largim i komplet trupës së “Portokalli” por mesa duket ky lajm nuk ka të bëjë me largimin e Xhemit.

Nga burime për “News31”, vendimi për largim ka qenë personal i Xhemi Shehut. Moderatoja nuk e ka konfirmuar ende largimin e saj, por lajmi është bërë publik nga ‘Anabel’ dhe burime që konfirmojnë largimin e Xhemit. Moderatorja e nisi karrierën televizive në Top Channel, duke vijuar punën prej gati dy dekadash.

Prej vitesh drejtuese dhe shpesh pjesë e numrave të humorit në “Portokalli”, duket se Xhemin nuk do ta shohim më si imazh të Top Channel.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Pushime në Jug të Shqipërisë, Enca poston foto provokuese nga pishina: Jeta është e bukur

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia po vazhdon ta shijojë diellin në jug të vendit Shqipëri. Ajo është shfaqur para një...

Close