X

Vuçiç tregon bisedimet me Merkel dhe Makron: Serbia nuk pranon ultimatume

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas bisedes me presidentin Emanuel Macron, se Serbia është e gatshme për bisedime me Kosovën, por nuk pranon ultimatume. “Pala shqiptare doli me kërkesa që ata i shkruajtën me kujdes. Ata kërkojnë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje të ndërsjellë, anëtarësim në OKB, që vendet e tjera të BE-së ta njohin Kosovën, dhe vetëm atëherë ata do të merren me të zhdukurit dhe çështjen e dëmit. Nëse ky është thelbi, atëherë gjithçka është e pakuptimtë”, deklaroi Vuçiq live për Pink.

Ai theksoi se është i gatshëm të flasë për përmirësimin e marrëdhënieve, por jo me ultimatume.

“Unë jam mirënjohës për angazhimin evropian për zgjidhjen e problemit dhe ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne presim që dialogu të vazhdojë të enjten, por padyshim që do të kemi shumë punë dhe detyra të vështira”, ka thënë Vuçiç.

Kur u pyetn nga gazetarët, Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania ishin të sakta, por se duhet të kihet parasysh se ata njohën pavarësinë e Kosovës.

“Gjermania dhe Franca e kuptojnë pozicionin tonë, Merkel dhe Macron janë politikanë me përvojë dhe ata e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Ne nuk ishim të ekspozuar ndaj presionit nga ata të dy dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha ultimatumeve në një mënyrë të guximshme. Unë mendoj se Macron dhe Merkel e kuptuan këtë. Në çdo rast, ne duhet të mësojmë të flasim me ata që nuk jetojnë në realitet”, tha Vuçiç për – u tha presidenti gazetarëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/