X

Vetëflijimi i familjes Josifi, flet mjeku: Blerta ka qenë pacientja ime, vuante nga çrregullimi depresiv

Dita ditës zbulohen faktë të reja për ngjarjen tragjike të Kombinatit ku u vetëflijuar Zhaneta dhe Anisa Josifi ndërsa vajza tjetër Blerta arriti të mbijetonte.

Në media është publikuar një intervistë e mjekut psikiatër, Sadik Lala, i cili ka deklaruar se Blerta Josifi ka vuajtur nga crregullimi depresiv dhe se ka qenë paciente e tij me të cilën ka realizuar katër vizita në klinikën e tij.

“Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë.

Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën. Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave.

Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsejkatër vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues.

E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta”, ka deklaruar mjeku psikiatër Sadik Lala.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mijëra qytetarë të Laçit, në mes të pandemisë, prej një muaji pa ujë të pijshëm

Gjatë takimit me banorët e grupseksionit nr. 5 në Sanxhak, Laç, mbi propozimet e kandidatëve të Partisë Demokratike për pushtetin...

Close