X

Vasili: Kim ishte shumë e qartë! Koha e lojërave anti-atdhe të Ramës ka mbaruar

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka vlerësuar qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim në lidhje me reformën zgjedhore. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Vasili ka thënë se ‘koha e lojrave anti-popull dhe anti-atdhe te Edi Rames ka mbaruar’.

Postimi i plotë:

Ambasadorja e SHBA Juri Kim shumë e qarte, parimore dhe e drejtpërdrejtë lidhur me reformën zgjedhore.

Koha e lojërave anti-popull dhe anti-atdhe të Edi Ramës ka mbaruar.

Shqipëria e para!

Lexoni raportimi e Zerit te Amerikes sot.

VOA Raporton:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin News24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rëndohet gjendja e të sëmurit me Covid-19 në Memaliaj, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një rast i ri me koronavirus u konfirmua sonte në Memaliaj. Një 57-vjeçar rezultoi pozitiv me COVID-19. Sipas ABC News,...

Close