

Kanë dalë rezultatet e testimeve te klubi i Partizanit, ku tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.
Të tre lojtarët janë izoluar dhe sipas klubit nuk do jenë pjesë e derbit me Tiranën, edhe pse zhvillimi i tij është ende në pikëpyetje.
Mes personave që ka kryer testin është edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, testi i të cilit sipas vetë klubit të Partizanit ka dalë negativë. Olsi Rama është drejtues te skuadra e partizanit, tashmë prej disa kohësh, por duket se nuk ka pasur kontakte të afërta me futbollistët të cilët kanë rezultuar pozitivë.
FSHF ende nuk është shprehur nëse ndeshja do të zhvillohet, ndërsa klubi i Tiranës ka kërkuar që derbi të zhvillohet me patjetër. Infektimi i lojtarëve të Partizanit shënon rastin e parë të rasteve me Covid pas rifillimit të ndeshjeve të superiores.
Njoftimi i Partizanit:
FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.
Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës.
Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Milan spektakolar, skuadra e Piolit i jep “leksion” Romës në “Olimpico” dhe blindon zonën Champions
“Klopp nuk ishte kundër blerjes sime,por presidenti i Dinamos kërkoi…” futbollisti shqiptar zbardh prapaskenën me Borussia Dortmund
Napoli bën detyrën: Fitore qetësie për Gattuson, Mertens rigjen golin
Reali i gatshëm të bëjë çmendurira në merkato, klubi madrilen ofron 85 milionë euro për yllin e Dortmundit
Juventusi mendon për sezonin tjetër, ka dy objektiva për sulmin
“Bomba” e merkatos/ Bekam “shënjestron” Mesin dhe Kristiano Ronaldon për t’i transferuar te… Inter Majemi
Inter nuk ndalet në Serie A, zikaltërit mundin 3-0 Genoa dhe shkëputen në krye të renditjes
FOTO/ Leotta dhuron “show”, McKennie fiksohet me linjat e gazetares
Lini nje Koment