X

Tentoi të korruptonte policin për të përfituar marrjen e pasaportës, fieraku e pëson keq

Një 58-vjeçar ka rënë në prāngat e policisë, pasi tentoi që të korruptonte me para një efektiv. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. B., banues në Fier, akuzohet se i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës, me qëllim marrjen e saj në afate të përshpejtuara.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krīmit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sërish shifra të larta nga Maqedonia e Veriut, 205 raste të reja me COVID-19, gjashtë ndërrojnë jetë

Sërish shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 205 raste...

Close