X

Shkatërrohet grupi mafioz i drejtuar nga shqiptarët në Spanjë, 22 të arrestuar. Iu sekuestrohen 150 mijë euro

Garda Civile e Spanjës ka arritur të shkatërrojë një organizatë krīminale të trafikut të drōgës dhe të pastrimit të parave në Valencia, duke arrestuar gjithsej 22 persona.

Të prangosurit janë me origjinë shqiptare, rumune dhe spanjolle, të moshës nga 35 deri 55 vjec. Në operacionin, të quajtur ILIRICO / VILLAJUANA, janë sekuestruar 2600 bimë narkotike të llojit marīhuanë, u zbuluan gjashtë plantacione të mbjella me drōgë, 150 mijë euro të gatshme dhe bizhuteri me një vlerë 30 mijë euro, shkruajnë mediat spanjolle.

Policia e Spanjës bën me dije se këta persona kishin lidhje me trafikun ndërkombëtar të drōgës dhe se mund të kemi të bëjmë me një organizatë të mirfilltë krīminale, e drejtuar prej shqiptarëve, e që trafikonin lëndën narkōtike jashtë Spanjës.

Agjentët shkëmbyen informacione me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë të Italisë dhe me DEA të Shteteve të Bashkuara. Këta institucione kanë dërguar proces-verbale sesi anëtarët e klanit mafioz edhe më herët ishin arrestuar për vepra të ngjashme krīminale. Sipas hetuesve, grupi kishte një hierarki të përcaktuar dhe gjithcka ishte e strukturuar.

Policia zhvilloi njëkohësisht kontrolle në 17 shtëpi në pjesë të ndryshme të krahinës së Valencisë (València, Torrent, Ontinyent, Ribarroja dhe Xàtiva, ndër të tjera) dhe rajonit të Murcias.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Diplomati europian: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi që u përkrah nga Mogherini, s’është më në tryezë

Wofgang Petritsch, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 1998-1999 thotë se ndryshimi i kufijve...

Close