X

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu i mazhorancës u shfaq në mbrëmje në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel. Rama tha se ishte i keqardhur që politika bie në nivele të tilla.

“Kjo është e pavërtetë sepse e para, unë nuk e shoh kështu politikën. E dyta, unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta, pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetët, edhe se kush është kryeministri i radhës. Me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet në pikën derisa tregohen barceleta të tilla” – tha ndër të tjera Rama.

Rama këmbëngul se heqja e koalicioneve parazgjedhore nuk bëhet për të marrë ai një bonus në zgjedhjet e rradhës duke minimizuar fuqinë e koalicionit opozitar. “Ideja që Edi Rama po e bën këtë sepse ka një interes të vetin është një ide që mund të funksionojë për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin” – u justifikua Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Detaje të reja/ Makina e mori përpara të riun ndërsa ishte në trotuar

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në mbrëmje në Prrenjas, ku një 25-vjeçar humbi jetën. Sipas...

Close