X

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit e Republikës Ilir Meta.

Komisioni hetimor do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë edhe provat e administruara dhe opinionin e Venecias për çështjen.

Të dyja çështjet, mazhoranca i kishte dërguar për opinion në Komision e Venecias.

Komisioni paraqiti dy raporte të veçanta për secilën çështje.

Për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Komisioni i Venacias tha se Meta nuk i ka kishtekompetencat si president, ndërsa për emërimet në kushtetuese, tha kreu i shtetit kishte të drejtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Yuri Kim: Lufta kundër COVID-19 s’ka mbaruar. Kur distancimi social nuk është i mundur, të vendosim maskat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, një mesazh...

Close