X

Ndeshja e Kupës rezulton fatale, infektohen nëntë lojtarë me koronavirus

Nëntë futbollistë të skuadrës së Lokomotiv Plovdiv dhe disa tifozë (numri i ultrasve që raportohet është 50), të cilët morën pjesë në festimet e fitores së Kupës së Bullgarisë kanë rezultuar të infektuar me Koronavirus.

Është ky lajmi i konfirmuar nga vetë klubi bullgar i Lokomotivës së Plovdivit. Diçka e tillë ka shkundur jo vetëm futbollin në vend, por edhe qeverinë, e cila menjëherë nëpërmjet një urdhri të ministrit të Brendshëm ka ftuar bashkiakët në Bullgari që të nisin të marrin masa dhe të mos e lejojnë më prezencën e tifozëve në stadiume, duke parë edhe shtimin e rasteve me “COVID-19”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Koronavirusi prek sërish futbollin, rezulton pozitiv mbrojtësi i Kosovës

Koronavirusi vazhdon të prekë botën e futbollit. I fundit që është infektuar nga COVID-19 është Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i Kosovës....

Close