X

Koronavirusi prek sërish futbollin, rezulton pozitiv mbrojtësi i Kosovës

Koronavirusi vazhdon të prekë botën e futbollit. I fundit që është infektuar nga COVID-19 është Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i Kosovës. 23-vjeçari është pjesë e Zurich në Super League e Zvicrës dhe klubi helvet ka bërë publik lajmin me një postin në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Lojtari dardan ka kryer menjëherë testet sapo ka ndjerë simptomat e para dhe tani ka nisur karantinën në shtëpinë e tij. Ky është rasti i parë që infektohet një lojtar në futbollin zviceran.

ℹ️ Coronafall in der ersten Mannschaft. FCZ-Innenverteidiger Mirlind Kryeziu wurde heute positiv auf das Coronavirus…

Publiée par FC Zürich sur Vendredi 10 juillet 2020

Kryeziu ka shënuar një gol në 19 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me skuadrën e parë, teksa është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës (U16-U20). Në fund zgjodhi të përfaqësonte Kosovën, por debutimi zyrtar nuk ka ndodhur akoma.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ibra: Nuk jam lojtar për Europa League, do të jetë e vështirë të qëndroj te Milani!

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. Bomberi suedez shquhet për deklaratat e...

Close