

Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kopshti “Katër Stinët” është mbyllur pas daljes së rezultatit të punonjësit të saj.
Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kopshti privat me të njëjtin emër në kryeqytet i cili sqaron qytetarët, në rast keqkuptimi për shkak të emrit të njëjtë.
“Ne rast se keni lexuar nje lajm neper disa media online ne lidhje me Kopshtin 4 Stinet, ju informoj sa me poshte:
Lajmi eshte i rreme. Lajmi i sakte i referohet Kopshtit SHTETEROR mbas pallatit me shigjeta ku ka rezultuar nje person prej stafit me Covid19.
Fatkeqesisht ky kopesht shteteror i eshte vene emri “4 Stinet” 5 vite me pare, ndersa ne operojme si kopesht privat me emrin “4 Stinet”, prej 20 vitesh.
Shpresoj t’ju kem sqaruar per kete situate te pakendshme dhe skandaloze per disinformimin e qytetareve”, thuhet në njoftim.
Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar në mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitive me koronavirus./Abc News
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
“Mungojnë rrugët dhe uji”, Tabaku takim me banorët e Zallherrit: Bashkia dhe qeveria i ka braktisur!
“Kontrolloni kandidatët për zgjedhjet”, Yuri Kim apel partive politike: Do të mbani përgjegjësi!
Dyshohen për 22 vjedhje, procedohen tre të mitur, në kërkim bashkëpuntori i tyre
“Nxjerrje sekreti dhe korrupsion”, SPAK zgjat me tre muaj pezullimin e ish-numrit dy të OFL-së
Vullnetar të huaj japin gjak për fëmijët talasemikë, Meta: Mirënjohje për këtë akt human!
RENEA aksion blic në Nikël të Fushë-Krujës
“Kalova COVID-19”, e moshuara: Zero ndihmë nga shteti, as tamponin nuk ma bënë
Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Nuk do të mbeteni pa përgjigje
Lini nje Koment