X

FOTO/ Arrestohen pesë shqiptarë, sekuestrohen para dhe kōkainë gjatë operacionit “Karantina”

Pesë shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e shitjes së kokainës. Të arrestuarit dyshohet se kanë furnizuar sheshin e Terni me rreth 3 kg kōkainë në më pak se dy javë.

Ata arrinin të blinin dhe paketojnë në bazën e tyre në një shtëpi me qira lëndën narkōtike, duke shitur 1 kg kōkainë brenda disa ditësh.

Hetimet nisën pas një arrestimi të kryer në mars të këtij viti gjatë një kontrolli normal, ku një shqiptari iu gjet rreth 500 gr kōkainë e ndarë në doza dhe 14,000 euro para të gatshme.

Aktiviteti hetimor i koduar “Karantina” për shkak të periudhës kur u zhvillua, bëri të mundur zbulimin e pesë shqiptarëve, të cilën blinin drogën në Italinë veriore dhe më pas e transportuan në Collescipoli ku, brenda një shtëpie të marrë me qira posaçërisht, ata vazhduan të paketojnë dozat duke ‘ushqyer’ drejtpërdrejt tregun e Ternit, pa ndërprerje.

Aktiviteti i paligjshëm i kryer brenda asaj shtëpie, i vendosur në një zonë të qetë dhe disi e izoluar, u monitorua nga karabinierët nëpërmjet disa kamerave që u pasuan me një kontroll ditët e fundit, ku u arrestuar pesë shqiptarët.

Atyre iu sekuestrua vetëm 300 gram kokainë, materiale për paketimin e drogës, peshore elektronike dhe pothuajse 5,000 euro. Shqiptarët kanë përfunduar në burg në Sabbione.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Mengel”/ 400-500 euro një klandestini për kaluar kufirin me Malin e Zi, pranga të riut nga Kamza

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar ilegalisht 9 shtetas të huaj. Në kuadër...

Close