X

E rëndë në Kosovë/ 21-vjeçarja vdes pas lindjes, ishte e prekur nga Covid-19

Një vajzë 21-vjecare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në Mjekësinë Sportive. Vajza e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka vdekur përpara vetëm pak castesh.

Burime për Express brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjellë në Klinikë në gjendje të rëndë dhe lindja i është kryer me urgjencë.

Infektologu Valbon Krasniqi ka deklaruar se vajza e vdekur ishte e prekur nga koronavirusi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive m’u konfirmua se ka ndërruar jetë pacientja nga komuna e Podujevës, e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për t’u kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensiv nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vetëflijimi i familjes Josifi, flet mjeku: Blerta ka qenë pacientja ime, vuante nga çrregullimi depresiv

Dita ditës zbulohen faktë të reja për ngjarjen tragjike të Kombinatit ku u vetëflijuar Zhaneta dhe Anisa Josifi ndërsa vajza...

Close