X

Dy pacientë me koronavirus ndërrojnë jetë tek Infektivi


Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot dy humbje jete në spitalin Infektiv, duke e çuar në 85 numrin e vīktimave në vend.

Vīktimat janë 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 61 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Eurodeputetja gjermane: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, e cila është edhe raportuesja e grupit parlamentar të Të gjelbërve/EFA për Kosovën, flet...

Close