X

Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç sot në samitin virtual të Parisit


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të premte do të marrin pjesë në samitin, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Për shkak të pandemisë samiti do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga Zyra e Macronit thonë se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell.

Mbajtja e këtij samitit të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 milionë euro financime, shumica për PPP-të

Qeveria e Shqipërisë po vijon financimin e 680 projekteve që janë kryesisht investime publike në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare...

Close