X

COVID-19/ Pipero: Dominojnë moshat e reja, maska me detyrim edhe në rrugë

Situata e koronavirusit në Shqipëri paraqitet shqetësuese.  Konstatimi vjen nga mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili tregon se në numrat e shtuar të të infektuarve javët e fundit po dominojnë moshat  e reja.

Ndonëse komplikacionet më të mëdha vijojnë ti paraqesin të moshuarit apo të sëmurët kronikë ka dhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.

Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, shprehet Pipero.

Ndryshe nga çfarë ka deklaruar më herët, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese mendon se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.

Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, thotë Pipero.

Nëse rritet ndërgjegjësimi për përdorimin e maskës dhe respektimin e distancimit fizik Pipero thotë se numrat e të infektuarve do të njohin rënie dy javët ne vijim në të kundërt situata rrezikon të kthehet në problematike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Arrestohen pesë shqiptarë, sekuestrohen para dhe kōkainë gjatë operacionit “Karantina”

Pesë shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e shitjes së kokainës. Të arrestuarit dyshohet se kanë furnizuar sheshin...

Close