X

Basha: Rama i tmerrohet koalicionit parazgjedhor! Opozita e re, grup njerëzish të blerë me para në dorë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur ‘dhëmb për dhëmb’ kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se mazhoranca mbështet propozimin e opozitës parlamentare për hapje të listave.

Në një dalje për media, Basha tha se halli i Edi Ramës nuk është hapja e listave, por koalicionet parazgjedhore, pasi është i tmerruar nga zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë.

Më tej, Basha hodhi akuza të forta dhe ndaj opozitës parlamentare, duke thënë se ata nuk i përkasin asnjë partie politike, por janë një grup njerëzish të blerë me para në dorë nga Rama.

“Në gënjeshtra të shumta që ka këputur sot, kjo është fatale, sepse pë rata që e ndjekin politikën, të lodhur nga keqqeverisja, dështimi spektakolar me pandeminë, është e qartë se Edi Rama nuk donte depolitizim, por donte të nxirrte komisionerët jashtë dhe t’i zëvendësonte me dele. Rama donte të institucionalizonte dosjen ‘339’ dhe ‘184’. Na u desh pak kohë për ta treguar këtë të vërtetë, por kur ajo doli para syve të ndërkombëtarëve, qëndrimi ishte I qartë. Sa kohë administrate është e politizuar, ose e dhunuar nga pushteti I ardhur me bandat, asaj nuk mudn t’i besohet administrimi zgjedhor. Presioni i administratës zgjedhore duhet të zgjidhet. Kur Rama e kuptoi se nuk kontrollonte dot komisionet zgjedhore, ishte vetë zotëria e tij që u tërhoq nga depolitizimi.

Njeriu që sot kontrollon qeverinë, parlamentin, bashkitë, policinë, grupet kriminale, drogën, ekonominë, tenderat, koncesionet, është kaq i tmerruar nga zgjedhjet. Frika e Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është motivi i gjithckaje ka ndodhur së fundi. Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Ranë dorezat, sepse shqiptarët besoj e kanë të qartë që Rama ka vetëm një shqetësim, tmerr e frikë, koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me këtë përballë. Maska ra, sepse deri tani ishte vënë si shkak apo alibi një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë nga partitë politike të opozitës, njerëz që nënshkruan heqjen e mandatit dhe më pas u blenë si gjë e gjallë, me para të thata në dorë, me premtimin se do iu nxjerrin njerëz nga burgu, etj, etj. Ata ishin mall i blerë nga Edi Rama, që u përdor si mish për top”, tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për mediat, duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës se...

Close