X

Basha i vendosur: Rama s’e ndal dot rrotacionin!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se rrotacioni politik është i pashmangshëm, ndërsa i bëri të qartë rivalit të tij politik, Edi Rama se ky i fundit nuk e ndal dot këtë gjë. Në një konferencë për mediat, Basha theksoi se Rama nëse nuk pranon dot këtë fakt, do të përballet me një vendim ndryshe.

“I bëj thirrje Ramës, se askush se ndal rrotacioni. Ai ka në dorë që t’i thërrasë mendjes, dhe të lejojë rrotacionin e pashmangshëm politik. Ose do të përballet me të gjitha pasojat e një vendim ndryshe. E sigurt është se Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të jenë pjesë e ankthit, frikës së Ramës.”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Bomba’ e Bashës: Rama më ka bërë ofertë me ndërmjetësit e tij, unë Kryeministër, ai President!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, ka bërë sot një deklaratë bombë, ku ka rrëfyer ofertën,...

Close