X

Zbardhet pas 20 vitesh vrāsja e të riut shqiptar në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar është ekstraduar në Itali, pas një kërkimi të gjatë prej rreth 20 vjetësh nga autoritetet vendase i akuzuar për vrāsje. Luan Vrapi akuzohet si i autor i vrasjes së 22-vjeçarit shqiptar Hyso Telharaj, ngjarje e ndodhur më 8 shtator të vitit 1999 në Foggia.

I arratisuri, u gjurmua falë bashkëpunimit midis policisë shqiptare dhe zyrës së ekspertit italian të sigurisë që operon në Tiranë. Vrapi iu dorëzua në Romë autoriteteve të burgut në pritje të vendimit të mëtejshëm të gjykatës.

Hyso Telharaj kishte shkuar në Itali për të kërkuar punë dhe kishte përfunduar si punëtor në bujqësi në Capitanata. Ishte 22 vjeç kur u përpoq të rebelohej kundër bāndave, duke paguar me jetën e tij refuzimin për t’u dhënë atyre një pjesë të fitimeve të tij.

Siç shkruan “La Stampa” i riu u vrā në një vilë në periferi të Borgo Incoronata nga një bandë e armātosur. Gjatë ditës në fusha për të mbledhur domate, natën disa orë pushim në një shtëpi të improvizuar.

Disa miq u përpoqën ta paralajmëronin se po e kërkonin, por ai, zgjodhi të mos ikte. Ai u rrah, pastaj u qëllua për vdekje me nëntë të shtëna. Kushëriri i tij – i cili kishte mbërritur në Puglia dhe ishte me të – u ndalua.

Një udhëtim nga Shqipëria në brigjet italiane për të ndihmuar familjen e tij dhe për të vazhduar studimet. I fundit prej gjashtë fëmijëve, kjo ishte ëndrra e tij, e ndërprerë në mes nga refuzimi për t’ia dorëzuar korporatave pothuajse gjysmën e fitimeve të tij prej 13 mijë liretash për një kuti domate.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Publikohen fotot e Anisa Josifit në shtratin e vdekjes. Çfarë konstatuan ekspertët kur hynë brenda shtëpisë

Janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e...

Close