X

“Shqipëria po ndryshon”/ Çfarë thotë ambasadorja amerikane për rotacionin e pushtetit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, thotë se Shqipëri ndodhet në një fazë ndryshimesh. Ajo ka folur edhe për rotacionin e pushtetit. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Kim tha se ndryshimi i pushtetit është si “qarkullimi i gjakut”. Ajo thotë se nuk ka dyshime që zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm.

INTERVISTA

Ambasadorja Kim: Është kënaqësi të jem këtu. Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme.

Sokol Balla: Ndryshime?

Ambasadorja Kim: Ndryshime, po, dhe mendoj se mund të bëjmë dallimin, mund të bëjmë një dallim pozitiv.

Sokol Balla: Po, shumë njerëz mendojnë se është koha për ndryshim. Edhe pse, ndryshimi këtu interpretohet thjesht si rotacion normal i pushtetit. Ndonjëherë edhe unë dyshoj për këtë – a është rotacioni ndryshim apo është ndryshimi rotacion?

Ambasadorja Kim: Varet nga ju që ta vendosni.

Sokol Balla: Si e shihni ju?

Ambasadorja Kim: Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.

Sokol Balla: Pse thoni shpresoj? Keni ende dyshime?

Ambasadorja Kim: Jo, jo, jo, nuk kam dyshime…

Sokol Balla: …për zgjedhjet e kam …

Ambasadorja Kim: …sigurisht që do të ndodhin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Një i porsalindur rezulton me COVID-19, rasti i parë në Kosovë

Shoqata e Neonatologëve në Kosovë ka konfirmuar rastin e parë të një porsalinduri me COVID-19. Kryetarja e shoqatës Burbuqe Skënderi...

Close