X

Një i porsalindur rezulton me COVID-19, rasti i parë në Kosovë

Shoqata e Neonatologëve në Kosovë ka konfirmuar rastin e parë të një porsalinduri me COVID-19.

Kryetarja e shoqatës Burbuqe Skënderi ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Skënderi bën me dije se gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme, ndërsa i bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes pasi virusi nuk njeh moshë.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht sabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë”, shkruan Skenderi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Elbasan

Një person i pajetë është gjetur në lagjen “Partizani” në Elbasan. Sipas policisë ai është gjetur brenda një garazhi pa...

Close