X

Infektohet me koronavirus pedagogia në Gjirokastër


Një pedagoge në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Abc News raporton se bëhet fjalë për një pedagoge në departamentin e Ekonomikut në Gjirokastër, të universitetit “Eqerem Çabej”.

Pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentët e ardhur nga rrethet. Mësohet se ajo ka pasur simptoma si diare, temperaturë dhe humbje të shqisës së nuhatjes.

Prej fillimit të qershorit situata nga koronavirusi në vend është rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë ndërruar jetë dy pacientë të tjerë tek Infektivi, duke e çuar deri më tani në 83 numrin e viktimave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Ndahet nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së, drejtoi Qendrën e Diagnostikës Molekulare

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë...

Close