X

Gjirokastrës ç’i panë sytë, mbërriti Fevziu me të tijtë! Ja gjëma që ndodhi…

Ndërkohë që koronavirusi, ka pushtuar në mënyrë të frikshme të gjitha hapësirat e Ballkanit Perëndimor, Fevziu ynë dhe grupi i gjerë i emisionit “Opinion”, në kuadrin e njohjes shumë të thelluar të atdheut, pushtuan së fundmi edhe Gjirokastrën.

Siç vepron kudo dhe lë nam të paparë, me gjëra të pabëra nga askush tjetër, Fevzo, sapo zbriti në qytetin e Gjirokastrës, shkoi menjëherë në shtëpinë muze të Ismail Kadaresë.

Në fillim, si shkrimtar me shumë libra që është, shkoi dhe u ndal, pikërisht tek pusi brenda shtëpisë, që gjirokastritët i thërrasin me emrin “stera”.

Dhe pikërisht, ashtu siç ka bërë Ismail Kadareja në fëmijërinë e vet (siç ai tregon në librin “Kronikë në Gur”) edhe Fevziu, lëshoi tek goja e pusit, një tog zanoro-bashkëtingëllor, në formë klithme, “heeeej”.

Duke pritur, që pusi (stera), ta kthente jehonën mbrapsht, ashtu siç i kishte ndodhur Ismailit në fëmijëri, Fevzos tonë, i ndodhi diçka e papritur dhe e pakëndshme në formë gjëme.

Në vend të kthimit të jehonës, Fevzo mori mbrapsht një sharje me fjalë turpi, të pamerituar dhe që nuk thuhen dot me gojën tonë. Por, për hir të transparencës, ndiqeni atë siç ka ndodhur:

 

Pas kësaj ngjarje, të trishtueshme për Fevziun, gojët e liga, tregojnë se shkrimtari i madh, Ismail Kadare, e ka depozituar këtë përgjigje, vite më parë, në kohën kur Edi Rama i restauroi shtëpinë, në mënyrë që askush, qoftë edhe një shkrimtar shumë-libërsh si Fevziu, të mos përsërisnin më veprimin e tij dhe të shokëve të tij të fëmijërisë, kur i thërrisnin pusit (steres) dhe merrnin të njëjtën përgjigje.

Po këto gojë të liga, tregojnë që për të realizuar këtë video anti-Fevzi, Kadare ka përdorur zërin e botuesit të librave të tij, në gjuhën shqipe, zotni Bujar Hudhrit.

I zemëruar tej mase, thuajse i ndërkryer nga kjo ngjarje, Fevziu ynë, për t’u pastruar nga kjo gjëmë e hidhur dhe e padenjë për emisionin “Opinion”,  shkoi në muzeun e qytetit, aty veshi kostumin e famshëm të Çerçiz Topullit, duke performuar për gati tre orë nëpër Gjirokastër dhe brenda banesave karakteristike, pa harruar të bëjë edhe foto të panumërta për Instagram.

Banorët gjirokastritë që e ndoqët nga penxheret karakteristike, thanë mes njëri tjetrit, duke mbërthyer fytyrën me pëllëmbë, “Obobo, u merua djali i shkretë!”, domethënë u rraskapit dhe Fevziu ynë.

Kushdo që gjendej rastësisht mbrapa Fevzos, kur ai pozonte, përkulej dhe fshihej, për të mos i prishur punë, jo vetëm atij, por edhe emisionit dhe Instagramit.

Ndiqni më poshtë fotot që e demonstrojnë këtë gjendje, ku një grua, përkulet dhe fshihet mbrapa Fevziut dhe fustanellës:

PS: Në emisionin “Opinion”, ju o popull, ashtu siç ju ka ndodhur kudo ku Fevzo shkel, ndiqeni atë, gjerë e gjatë edhe në Gjirokastër.

/TPZ.al/Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Ministrja Balluku: Shumë e vështirë të ndjekësh Edin, ka zbuluar talente! Unë kam një plan të rëndësishëm…

Në këtë kohë të nxehtë vere dhe koronavirusi, erdhi momenti që të shpērthejē edhe vetë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës,...

Close