X

Debati për Koliqin e Camajn, studiuesi: Dokumentet e CIA-s nuk e dëmtojnë imazhin e tyre, shërbimet sekrete s’i përdorën intelektualët për spiunim


Nga Fatmira Nikolli/

Lufta e ftohtë ishte një luftë kulturore dhe si e tillë Camaj e Koliqi janë përfshirë në një betejë për kulturën. Ky është këndvështrimi i studiuesit e shkrimtarit Sadik Bejko, i cili gjykon se historitë policore nuk i dëmtojnë dy shkrimtarët.

Ai nuk mendon se dalja e dokumenteve që përfshijnë Martin Camajn e Ernest Koliqin në shërbimet e huaja të inteligjencës dëmton imazhin e tyre si pika kyçe të kulturës shqiptare.

“Për mua kjo çështja Camaj-Koliqi si histori policore është pa vlerë. Ata mbeten dy personalitete te kulturës shqiptare e të historisë sonë. Zbulimet në arkiva, të kujtdo personi a arkive inteligjence nuk e rrëzojne emrin e tyre”, tha ai.

Duke përmendur emra si Sartri, Kamy, Pasternak, ai gjen paralele pozicionimesh e sponsorizimesh, në një luftë të ftohtë, që ishte, mbi të gjitha, kulturore.

“Shekulli XX i perdori shkrimtaret kudo në botë. Shërbimet e huaja, morën parasysh këshillën e Antonio Gramshit që kush ka me vete intelektualët, artistët, shkrimtarët, piktorët, ai e fiton luftën. Në këtë kuptim, shërbimet e huaja u morën me intelektualët, ndonëse qëllimi nuk ishte spiunimi, por nxitja e ideve”.

Sipas Bejkos, lufta e ftohte ishte lufte kulturore, pyetja ishte, nëse do të fitonte arti modernist, apo realizmi socialist? Ndaj u financuan e sponsorizuan artistët, që të prodhonin art që shenjonte një kulture të caktuar. “Camaj e Koliqi u perfshine ne nje beteje kulturore”, gjykon Bejko.

Ai sjell shembujt e librave e revistave te Marin Barletit, Kostandin Kristoforidhit, Faik Konices me financime te huaja, por vlera te medha. Mbi riciklimin e akuzave komuniste per Camajn e Koliqin, Bejko, pa mohuar agjenturat qe jane pas, pohon: “Kjo është një mendësi. Ata që duan të shohin njerëz të varur në sheshin e Tiranës, ata që kërkojnë agjente e spiunë, ata i gjejnë”.

Bejko mendon se kjo eshte nje nxitje e mirë për Akademinë e Shkencave të bëjë studime për figurat e Luftës së Ftohtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Koha për plazh në Shqipëri, temperatura deri në 36°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era do të...

Close