X

“Rritja stratosferike e Borxhit Publik në 80%”, Basha: Rama po i jep goditje fatale ekonomisë!


“Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale”.

Kështu shkruan sot kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa ka reaguar pas të dhënave të fundit lidhur me rritjen e Borxhit Publik, nga ana e Ramës, e që siç thekson kryedemokrati, nuk do ndihmojë qytetarët, por do mbushë xhepat e kryeministrit dhe oligarkëve të tij.

“Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do t’ju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira.

Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”– shkruan Basha.

POSTIMI:

RAMAVIRUSI po e gërryen nga brenda ekonominë tonë. Me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale.

Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të RAMAVIRUSIT, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do tju bëhet krah në ditët e tyre më të vështira.

Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Policia kontrolle derë më derë personave të prekur me koronavirus: Nuk do të ketë asnjë tolerim

Policia në Shkodër ka marrë masa për të siguruar respektimin e vetëkarantinimit për personat e prekur me COVID-19. Përmes një...

Close