X

Ndërrojnë jetë dy paciente me koronavirus


Rritet numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se dy paciente që po trajtoheshin në Infektiv kanë ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.

58 dhe 59 vjeçe nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”-tha sot Ministria e Shëndetësisë gjatë deklaratës për mediat lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 68 raste të reja me Covid-19. Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
68 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin, shtrimet në Infektiv dhe humbjet e jetëve nga sëmundja....

Close