X

Konfirmohen 15 vīktima dhe 193 raste të reja në Itali, në spitalin e Bergamos asnjë pacient me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 vīktima nga koronavirusi, dhe se në total numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 34,914 persona.

Po ashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 193 raste të reja pozitiv dhe se numri i të prekurve ka shkuar në 242.914 pacientë.

Por në Bergamo tashmë nuk raportohet asnjë pacient me koronavirus.

Mediat e huaja shkruajnë se në spitalin “Papa Giovani XXIII” nuk ka më pacientë të infektuar me koronavirus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
U arrestua për vrāsjet e dy biznesmenëve brenda hotelit në Laç, gjykata ndryshon masën e sigurisë për Tushën

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i ndaluar për ngjarjen e 30 majit ku...

Close