X

Këngëtarja e njohur shqiptare infektohet me koronavirus

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila teksa tregon simptomat që i janë shfaqur, ka apeluar për t’u treguar të kujdesshëm.

Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajve të kujdesit në maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska e pa doreza, besa 3 muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi. Unë hasa këto simptoma. Para dy ditësh pra: Lodhej të madhe të trupit, dhimbje të syve lart, poshtë anash, kokëdhimbje dhe qafa.

Unë nuk kam humbje të shijes dhe as nuhatjes, jo koll. Temperaturë 37.5. Pra këto ishin simptomat e mia. Dhe e bëra testin ku pata pak çastesh më rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa maska mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardh, e që e di që jeni të shumtë! Me Respekt Adelina Thaçi Meta”, shkruan këngëtarja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Këngëtari i njohur përfundon në gjykatë, gjobitet për årmëmbajtje pa leje

Këngëtari i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro gjobë për årmë mbajtje pa leje. Nga mediat kosovare është mësuar...

Close