X

Situata tek Infektivi, 81 pacientë të shtruar me koronavirus, shtatë në terapi intensive dhe dy në intubim


Në vendin tonë vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 74 raste të reja dhe dy persona kanë ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në spitalin infektiv, vijon të ketë shtrime të pacientëve me Covid. Aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. Shtatë pacientë janë në terapi intensive dhe dy prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
74 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, harta e shërndarjes

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 74 raste pozitive me Covid-19 nga 409 testime të kryer në total. Shpërndarja...

Close